Regjistri Shqiptar i Psikoterapistëve

Mbahet dhe publikohet nga Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë në të cilin janë të regjistruar ata profesionistë që ushtrojnë praktikën e tyre të psikoterapisë në Shqipëri, të cilët mbajnë Çertifikatën Shqiptare të Psikoterapisë ose/dhe Çertifikatën Europiane të Psikoterapisë.

Certifikata Europiane e Psikoterapisë, është krijuar nga Shoqata Europiane për Psikoterapinë (EAP) si një mjet për të garantuar trajnimin e psikoterapistëve në përputhje me standardet e EAP-së dhe ndihmuar lëvizjen e lirë të psikoterapistëve në vendet e Bashkimit Europian. Kjo çertifikatë është aktualisht në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO/IEC 1724 (2012) të Organizatës Ndërkombëtare për Standartizimin, që përcakton qartë kriteret e një programi çertifikues të një organizate sipas të cilit vlerësohen dhe çertifikohen kompetencat e profesionistëve në fusha të ndryshme. Kjo çertifikatë (ECP) iu jepet atyre profesionistëve që ushtrojnë psikoterapinë, që kanë përfunduar me sukses një trajnim të akredituar dhe miratuar zyrtarisht nga një trup akreditues dhe që i përmbahen standardeve profesionale dhe etike në përputhje me ato të EAP-së.

Çertifikata Europiane e Psikoterapisë vlen për të gjithë jetën. Individët të cilët kanë marrë Çertifikatën Europiane të Psikoterapisë përfshihen automatikisht në Regjistrin Europian të mbajtësve të EAP-së (ECP-R), i cili mbahet dhe publikohet nga EAP.

Anëtarësimi në Shoqatën Shqiptare të Psikoterapisë

Për t’u anëtarësuar në SHSHP duhet të dërgoni në adresën email një letër motivimi, Curriculum Vitae dhe dhe formular aplikimi për anëtarësim.

Përfitimet nga anëtarësimi në SHSHP:
– Pjesëmarrje në mbledhjen e përgjithshme të SHSHP
– Njoftime të vazhdueshme për aktivitetet e SHSHP
– Tarifa të reduktuara në aktivitetet e SHSHP

Anëtarët Organizativë

Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë Psikoanalitike
Shoqata Shqiptare për Psikodramë
Instituti Alfred Adler në Shqipëri

Burime

Çertifikata Shqiptare e PsikoterapisëStandardet dhe Parimet e SHSHPAnëtarësimi
CSHPStatuti i SHSHPTë drejtat dhe detyrimet
Formulari i regjistrimit për ÇSHPEtika në PsikoterapiPërfundimi i anëtarësisë
Formulari i CV për Aplikimin për ÇSHP Deklarata e Strasburgut për PsikoterapinëMbledhja e përgjithshme e anëtareve

Psikoterapistët