Gabriela Kuneshka

Modaliteti: Psikoterapi psikoanalitike/psikodinamike

Viti i lindjes: 1993

Modaliteti: Psikoterapi psikoanalitike/psikodinamike

Gjuha: Shqip, Anglisht, Italisht

Mirë se vini në këtë profil! Gabriela Kuneshka ka përfunduar studimet në fushën e Psikologjisë Klinike, në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale.

Përgjatë viteve të studimit ka kryer një sërë trajnimesh me fokus psikoterapinë e fëmijës dhe adoleshentit dhe aftësimin në diagnostikimin e hershëm të çrregullimeve psikiatrike tek fëmijët dhe adoleshentët. Intership pranë Pediatrisë së Përgjithshme, në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; Tiranë.

Trajnuar në modulin 4 – vjeçar për Psikoterapi Psikoanalitike të ndërmarrë nga Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë në bashkëpunim me Universitetin “Sigmund Freud”, Vjenë, Austri (SFU) dhe Institut für angewandte Psychoanalyse & Psychotherapie (Instituti për “Psikoanalizën dhe Psikoterapinë e Aplikuar”) – Insbruk (IAP).

Ka punuar si  psikologe në Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve nga viti 2016-2021.

Përvojë në cilësinë e psikologut në projektet “ Adresimi i nevojave për mbrojtje të fëmijëve dhe familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri” dhe “Strengthen the emergency response service for the victims and those at immediate risk of trafficking” ndërmarrë nga Arsis Nisma Për Ndyshim Shoqëror dhe UNICEF.

Prej vitit 2018 e në vijim aplikon praktikën profesionale si psikoterapiste psikoanalitike/psikodinamike nën supervizim për adoleshentë dhe të rritur.

Anëtare e Shoqatës Shqipëtare për Psikoterapinë (SHSHP).