Mirësevini në faqen e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë
Që prej vitit 2002 synojmë zhvillimin e shkencës së psikoterapisë në Shqipëri, sigurimin e standardeve më të larta të etikës, kualifikimit dhe ushtrimit të profesionit të psikoterapisë, dhe promovojmë bashkëpunimin e profesionistëve të fushës së shëndetit mendor.
Objektivat tona
Nëpërmjet veprimtarisë së saj, Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë synon:
Zhvillim dhe standarde
Zhvillimin e shkencës dhe profesionit të Psikoterapisë në Shqipëri dhe sigurimin e standardeve të larta të etikës, të kualifikimit dhe të ushtrimit të psikoterapisë.
Bashkëpunim
Të promovojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ideve mes profesionistëve dhe organizatave që veprojnë në fushën e Shëndetit Mendor, arsimit, përkrahjes sociale, burimeve njerëzore, etj.
Certifikim
Të sigurojë standardet e trajnimit dhe praktikës së psikoterapisë nëpërmjet Certifikatës Shqiptare për Psikoterapinë.
Mbi psikoterapinë
Psikoterapia është terapia, që përmes të folurit ndihmon njerëzit të kuptojnë më mirë shqetësimet, vështirësitë e tyre, të njohin shkaqet dhe motivet e problemeve që kanë dhe të gjejnë mënyra të reja më të shëndetshme për t’u përballur me to si dhe të ndryshojnë mënyrën e të menduarit e të sjelljes në funksion të një jete më të mirë e të qetë mendore.
Anetaresimi dhe regjistri kombetar i psikoterapisteve
Profesionistët që ushtrojnë praktikën e tyre të psikoterapisë në Shqipëri, të cilët mbajnë Çertifikatën Shqiptare të Psikoterapisë ose/dhe Çertifikatën Europiane të Psikoterapisë, jane pjese e regjistrit kombetar te psikoterapisteve.