enkel bulica pssikoterapist ne tirane

Enkel Bulica

Modaliteti: Psikoterapi psikoanalitike/psikodinamike

Viti i lindjes: 1982

Gjuha: Shqip, Anglisht

Që prej vitit 2016, Enkel Bulica i është përkushtuar fushës së Psikoterapisë dhe Këshillimit Psikologjik në praktikën e tij ku punon privatisht me pacientë në trajtimin e ankthit, depresionit, rritjen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit, përmirësimin e marrëdhenieve, rregullimit emocional dhe trajtave të keqpërshtatura të personalitetit.

Që prej kësaj kohe ai është specializant në Psikoterapinë Psikoanalitike, në kërkim të Certifikatës Europiane të Psikoterapisë. Fushat e tij të interesit në lëmin e Psikoterapisë përfshijnë trajtimin e psikopatologjive dhe mbështetjen në periudhat tranzicionale për të rriturit, adoleshentët dhe fëmijët.

Ai është diplomuar si “Psikolog Klinicist” pranë Universitetit të Tiranës. Ka përfunduar studimet Master Shkencor në Psikologji Klinike në vitin 2004 dhe në vitin 2015 Master Profesional në “Administrimin e Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë” pranë Universitetit të Tiranës.

Ai ka përvojë të gjatë në vlerësimin dhe trajtimin psikologjik të individëve nga grupmosha dhe përkatësi sociale të larmishme. Anëtar i Urdhrit Shqiptar të Psikologut dhe i Shoqatës Shqiptare për Psikoterapi.

Since 2016, Mr. Bulica has committed to the field of Psychotherapy and Psychological Counseling through his private practice. Since then, he has been specializing in Psychoanalytic Psychotherapy, in search for the European Certificate of Psychotherapy. His areas of interest in the field of Psychotherapy include treating psychopathologies and supporting adults, adolescents and children going through transitional periods.

He graduated as a “Clinical Psychologist” at the University of Tirana. He completed MSc studies in Clinical Psychology in 2004 and has completed MA studies in “Administration of Social Institutions in the Justice System” at the University of Tirana. He has a long experience in assessing and individual treatment of people of various age groups and social backgrounds. Member of the Order of Psychologist in Albania and of the Albanian Association for Psychotherapy.