Erjona Dervishaliaj
Viti i lindjes: 1982
Modaliteti: Psikoterapi psikoanalitike/psikodinamike
Gjuha: Shqip, Anglisht, Italisht
Erjona Dervishaliaj është diplomuar në degën Psikologji Klinike në vitin 2004, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ka vijuar Studimet e Thelluara Pasuniversitare në Psikologji Këshillimi në Fakultetin e Shkencave Sociale, Tiranë, dhe, prej vitit 2016, mban titullin Doktore e Shkencës së Psikologjisë.
Prej 13 vjetësh Erjona është lektore me kohë të plotë pranë Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, në Fakultetin e Shkencave Humane. Kontributi i saj në universitet përqendrohet kryesisht në lëndët Psikologji Zhvillimi, Psikologji Edukimi dhe Psikologji Anormale.
Erjona ka një përvojë të gjatë në fushën e këshillimit, ku përfshihen target grupe të ndryshme në kontekste të ndryshme trajtimi (nga puna në shkolla, qendra këshillimi dhe të mbështetjes psikologjike, tek qendrat rezidenciale). Përvoja 12 vjeçare në këshillim dhe mbështetje psikologjike shtrihet në punën me fëmijë dhe adoleshentë, me përdorues të substancave narkotike, viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit seksual, viktima të dhunës në familje, etj.
Nga viti 2016 Erjona është duke ndjekur Trajnimin afatgjatë në Psikoterapi Psikoanalitike të ofruar nga Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë (ShShP) në bashkëpunim me Universitetin “Sigmund Freud” – Vjenë (SFU) dhe Institut für angewandte Psychoanalyse & Psychotherapie (Instituti për Psikoanalizën dhe Psikoterapinë e Aplikuar) – Insbruk (IAP).
—
Erjona Dervishaliaj graduated in Clinical Psychology in 2004, from the University of Tirana, Faculty of Social Sciences. She holds a Master’s degree in Counseling Psychology from University of Tirana, and since 2016 she holds a Phd. in Psychology.
Erjona has 13 years of experience as a lecturer at the University of Vlora Ismail Qemali, Faculty of Humanities. Her teaching interest includes Developmental Psychology, Abnormal Psychology and Education Psychology.
Erjona has a long counseling experience with a range of clients in a variety of different settings. These have included schools, counseling offices and residential centers. Erjona has provided counseling services for children and adolescents, substance abusers, victims of trafficking and sexual exploitation, victims of domestic violence, etc.
Currently, Erjona is attending the long-term Training in Psychoanalytic Therapy, provided by Albanian Association for Psychotherapy (ShShP) in association with Sigmund Freud University– Vienna (SFU) , and Institut für angewandte Psychoanalyse & Psychotherapie- Insbruk (IAP).
- erjonadervishaliaj@gmail.com
- 069 26 94 970
- Bulevardi: “Ismail Qemali”, Rruga “Sadik Zotaj”, Lagjja “29 Nëntori”, Vlorë